Showbiz

Pak muaj pas ndarjes nga Channing Tatum, Jenna Dewan në pritje të ëmbël

Pak kohë pasi ata konfirmuan divorcin e tyre, nisën të shoqëroheshin me njerëz të tjerë.

Channing Tatum është në një romancë me këngëtaren e famshme Jessie J ndërsa Jenna Dewan me aktorin dhe këngëtarin Steve Kazee.

Së fundmi ata kanë konfirmuar për revistën prestigjose “People” se Jenna është në pritje të ëmbël dhe se së shpejti ata do të bëhen prindër.

Ky lajm ka shokuar dhe ka habitur fansat e aktores të cilët mendonin se ajo nuk dëshironte të kishte më fëmijë të tjerë.

Jenna është në qiellin e shtatë madje nuk ngurron të shfaqë në foto barkun e rrubullakosur.