Bota Celebrities

Pallati Mbretëror është akoma në alarm për shkak të gjendjes shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth II!

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë së madhe rezultoi pozitive me COVID-19 para pak javësh. Lajmin e bëri të ditur Backingam Palace. Në njoftimin zyrtar u tha që 95-vjeçarja kishte simptoma të lehta dhe do të vijonte me “detyra të lehta” në Windsor, gjatë javës së ardhshme. Por së fundmi Pallati Mbretëror është vënë përsëri në alarm për shëndetin e Mbretëreshës.

Gjendja e mbretëreshës Elizabeth është mjaft shqetësuese, pasi ajo duket se e ka të vështirë të kapërcejë problemet e saj shëndetësore. Sipas Buckingham Palace, Mbretëresha Elizabeth nuk do të jetë “e pranishme” në shërbimin e Commonwealth në Westminster Abbey të hënën, më 14 mars.

Përpos kësaj është bërë me dije se Princi Charles do të marrë pjesë në këtë ngjarje, duke zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth. Njoftimi i Buckingham nuk thoshte pse Elizabeth do të mungonte në eventin që do të shënonte edhe daljen e saj publikisht për herë të parë pasi u infektua me koronavirus.

Sipas gazetares së Sky NeWs, Ryannon Mills, vendimi për të mos marrë pjesë në këtë ngjarje lidhej me aftësinë e Mbretëreshës Elizabeth për të udhëtuar dhe marrë pjesë në ceremoni. Në rrjetin e tij social Twitter ai shkroi se:

Vendimi nuk lidhet me asnjë sëmundje.

https://twitter.com/SkyRhiannon/status/1502345257526214657?s=20&t=HeiRvKSZ4GYwgFgLeHw3cw

Epo mesa duket pavarësisht kësaj përsëri kjo nuk ka penguar apo nuk ka hequr mundësinë që të gjithë të mendojnë se Mbretëresha është akoma jo në gjendje të mirë shëndetësore për t’u bërë pjesë e eventeve të ndryshme.