Panda e vogël arratiset nga kopshti zoologjik, ja momenti prekës kur gjendet nga zjarrfikësit…

Kemi dëgjuar jo pak herë, lajme për kafshë të ndryshme që arratisen nga kopshtet zoologjike, por jo për një panda të kuqe që arratiset nga kopshti zoologjik. Zjarrfikësit në Gjermani i janë përgjigjur një thirrje për ndihmë nga një kopsht zoologjik nga i cili është arratisur panda e kuqe, Barney. Ekuipazhi i është përgjigjur menjëherë thirrjes, dhe kur arritën në vendngjarje e kuptuan se panda nuk ishte larguar shumë. Ajo e frikësuar kishte hipur lart një peme në afërsi të kopshtit.

Barney u frikësua nga tentimet e zjarrfikësve për ta kapur, andaj zbriti poshtë ku edhe u kap me rrjetë nga rojet e kopshtit. Panda nuk është lënduar dhe përsëri është kthyer në rrethimin e saj. Me sa duket ajo ishte në gjendje të kalonte kopshtin pasi bora e madhe bëri që drunjtë të përkuleshin, duke ia mundësuar asaj një dalje më të lehtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Feuerwehr Köln (@feuerwehrkoeln)

Rikujtojmë gjithashtu se pak kohë më parë, pandat gjigante Jang Guang dhe Tian Tian kanë mbërritur në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore pas 12 vitesh në Britani. Sipas Xinhua, çifti i pandave gjigante zbarkuan në Aeroportin Ndërkombëtar Chengdu Shuangliu më 5 dhjetor dhe u dërguan menjëherë në një karantinë njëmujore në bazën e pandave gjigante Bifengsia në Ja’an.

Yang Guang dhe Tian Tian, që fjalë për fjalë do të thotë Diell dhe Lezet, mbërritën në kopshtin zoologjik të Edinburgh në dhjetor 2011. Si pandat e vetme në Britani, ato kanë tërhequr vëmendje duke tërhequr një numër rekord vizitorësh në kopshtin zoologjik.

Gjatë qëndrimit të tyre në Britani, ata nuk patën fëmijë. Ka pasur disa përpjekje për të mbetur shtatzënë Tian Tian, por pa sukses. Para nisjes së pandave, kopshti zoologjik i Edinburgut bëri përgatitjet për të ambientuar çiftin në udhëtimin e ardhshëm.

Kopshti zoologjik përgatiti gjithashtu bambu të freskët për pandat si ushqim gjatë verës. Sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, pandat kineze që jetojnë në 23 institucione në 19 vende të huaja janë kryesisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në këtë drejtim është i frytshëm.