Celebrities Music Showbiz

Parashikohet se do të jetë një hit, Yll Limani zbulon pak nga kënga e tij e re!

Nëse mendoni se keni dëgjuar hitin e kësaj vere, mund t’ju themi me bindje se jo, pasi Yll Limani nuk ndalet së na surprizuari. Mbrëmjen e kaluar, artisti i talentuar, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar një sekuencë nga kënga e tij e re dhe që duket shumë ritmike.

Në videon e postuar, këngëtari shihet teksa është duke regjistuar këngën e tij të re, për të cilën ende nuk ka konfirmuar se cili do të jetë titulli dhe se kur do të publikohet por bashkangjitur videos, ai shkruan:

Për kon je zbukuru, a thu, a thuuuu?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Nuk dihet ende nëse teksti i mësipërm i referohet titullit të këngës por pavarësisht titullt duket se Ylli do të na prekë sërish zemrat me perlën e tij të radhës. Megjithatë, na duhet të presim dhe pak për të zbuluar më shumë.