Showbiz

Pas 12 vitesh, The Rock lidh kurorë me partneren e tij

Vetëm pak orë më parë Dwayne Johnson zbuloi se sapo është martuar.

Ai dhe partnerja e tij Lauren Hashian u martuan në një ceremoni private në Miami pas 12 vitesh lidhje. Dyshja janë njohur në vitin 2006 kur aktori ishte akoma i martuar dhe pas ndarjes së tij ai dhe këngëtarja nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

47-vjeçari dhe bashkëshortja e tij janë prindër të 2 vajzave bukuroshe. Pas lindjes së vajzës së dytë, The Rock lajmëroi se do të jepte dorëheqjen nga sporti i Wrestling.