Gossip

Pas arrestimit për posedim kokaine, Shpat Kasapi shkarkohet nga pozita e tij si këshilltar i Zv. Ministrit të Maqedonisë së Veriut

Këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi mësohet se është arrestuar pak kohë më parë për posedim kokaine. Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë tij për “Klan Kosova” ku theksohej se ngjarja kishte ndodhur rreth 1 muaj më parë. Detajet dolën në pah për mediat ditën e sotme.

Sakaq, edhe pse ylli i muzikës i ka mohuar këto akuza duke zbuluar se në kohën kur pretendohet se është arrestuar ai ka qenë në Tiranë, kjo ngjarje pati pasoja për të. Mësohet gjithashtu se ai është shkarkuar nga pozita e tij si këshilltar i Zv. Ministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Gurubi.

Madje thuhej se ndaj tij ishte ngritur një padi dhe se po pritej të fillonte gjykimi për veprën penale që ka kryer. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Gurubi për median kosovare.

Burimi: Klan Kosova