Showbiz

Pas konfliktit, Ilda Bejleri hedh ‘policin e minifundit’ në gjyq?!

Ditët e fundit kryefjala e medias rozë ka qenë konflikti mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos që mesa duket nuk ka ndër mend të marrë fund.

Pas deklaratave të ashpra që Muç Nano bëri gjatë emisionit kundrejt veshjeve, sipas tij fyese, të Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit, kjo e fundit, e irrituar nga situata ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social Instagram.

Fillimisht Ilda ka publikuar një video të një emisioni sportiv në Itali ku moderatorja shihet e veshur me dekolte mjaft të hapur dhe seksi e përbri saj shkruan:

“Ndjesë, që nuk kam reaguar më parë por kam qenë e impenjuar në një projekt shumë domethënës për shqiptarët! “Rikthimi i Dallëndysheve”, që kishte për qëllim rikthimin e talenteve që na bëjnë krenarë jashtë Shqipërisë dhe nuk doja të njollosja këtë super event, me “llumin” e opinionistëve që na rrethojnë. Ndoshta kjo është një nga arsyet që “dallëndyshet” kanë vendosur të shtegëtojnë larg, sepse vlerat në këtë vend nuk përfillen dhe të eturit për vëmendje bëjnë gjithçka për të dalë në sipërfaqe, madje duke shkelur dhe mbi identitetin e kujtdo, për më tepër duke dalë dhe kundër një ish-studenteje që është diplomuar për Gazetari! Mendoj që “policin” e minifundit dhe dekoltesë ta dërgojmë dhe në Itali, se mbase aty gjen paqe. Tani që po qëndroj në dhomën time pyes veten: Imagjino të kishte gjoks vetë ky polici? Çfarë do ishte vallë dhe çfarë do bënte për 5 minuta “famë” 

Por, moderatorja duket se nuk e ka lënë me kaq pasi ‘policin e minifundit’ duket se ka vendosur ta hedhë në gjyq, të paktën kështu shkruan në disa postime të tjera.

Teksa vazhdon të shfaqë foto dhe video të moderatoreve të tjera seksi në Itali, Ilda Bejleri shton se askush nuk ka të drejtë t’i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në TV, ndërkohë që me ‘policin e penduar’ do të shihet shumë shpejt në gjykatë.