Celebrities Gossip Showbiz

Pas dënimit me burg, Fjolla Morina zhduket nga rrjetet sociale!

Javët e fundit, Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë. Lajmet për të nuk kanë pasur fund, duke nisur që nga vendimi i gjykatës për arrest me burg e deri tek dasma përrallore e saj.

Kujtojmë se më 20 janar të këtij viti, Fjolla theu masën e saj të sigurisë, duke e bërë atë një person të kërkuar nga autoritetet e shtetit. Kjo gjë sigurisht nuk e shqetësoi këngëtaren, madje ajo ka treguar se ka udhëtuar drejt Dubait me partnerin e saj, Fisnik Syla nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjetin social “Instagram”.

Pas këtyre fotove, të gjithëve iu kanë ngelur sytë tek barku i rrumbullakosur i bukuroshes kosovare. Fjolla më pas merr propozimin për martesë në mënyrën më përrallore të mundshme, në destinacionin e ëndrrave, Maldive. Aty gjithashtu u mbajt edhe ceremonia, ku sigurisht nuk mungonin postimet nga ana e këngëtares, ku ajo shfaqej e veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe shumë e lumtur. Sakaq, teksa ajo po shijon jetën në arrati, Gjykata e Kukësit e ka dënuar atë me 6 vite burg, për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve.

Rikthehemi tek jeta aktive e Fjollës në rrjete sociale, ku prej lajmeve të fundit duket se këngëtares i ishin shtuar shumë ndjekës dhe faqja e saj e Instagram-it po lulëzonte, por ç’ka ndodhur?!

Duket se Fjolla ka vendosur të largohet nga jeta virtuale, duke e mbyllur llogarinë e saj në Instagram. Lind pyetja se çfarë ka ndodhur në jetën e këngëtares për të marrë këtë vendim drastik?!

Arsyeja e vërtetë dhe më shumë detaje mbeten për tu zbuluar së shpejti.