Showbiz

Pas “Hapësira e një Ëndrre”, Miriami ka disa fjalë për Albanin…

Koncerti i Alban Skënderaj i quajtur “Hapësira e një Ëndrre” ishte një ndër sukseset më të mëdha që ai ka shënuar në karrierën e tij.

Më së shumti kjo ishte një surprizë e bukur për fansat e këngëtarit të cilët e kanë pritur prej kohësh një koncert të tillë.

Në rrjetet sociale ndjekësit, fansat, miqtë dhe kolegët e tij kanë zbuluar momentet më të bukura të koncerteve në datat 2, 3 dhe 4 mars.

Disa kanë postuar performancat më të ndjera të tij e disa të tjerë kanë dokumentuar momentet kur Miriami u shfaq në skenë për të performuar së bashku.

“Hapësira e një Ëndrre”, do të mbetet e ngulitur gjatë në mendjen e të gjithë atyre që e përjetuan dhe më së shumti për Miriam-in e cila për bashkëshortin e saj ka fjalët më të ëmbla për t’ja kushtuar.

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtarja dhe trajnerja e “The Voice Kids” ndihet krenare për partnerin e saj. Përbri videos së postuar ajo shkruan:

“Të them që jam krenare për ty ështe pak. Të them që të dua shumë është akoma dhe më pak. Si çdo herë, edhe kësaj rradhe ti vendose një standart te ri në muzikë. Muzika dhe shpirti yt meritojnë botën dhe besoj fort që Zoti do ndriçojë çdo hap të rrugës tënde. Ti je pasuri shpirtërore e çdokujt që të ka në jetë. Mua do me kesh gjithmonë pranë si energji e pashtershme deri në frymëmarrjen e fundit.”