Showbiz

Pas Jennifer Aniston, një tjetër aktor hollivudian i bashkohet Instagramit

Jennifer Aniston theu rekord për numrin e ndjekësve që arriti të marrë në vetëm 1 orë pasi hapi për herë të parë llogarinë e saj të Instagram-it.

Tashmë është radha e një tjetër aktori të famshëm t’i bashkohet medias sociale dhe ai është Matthew McConaughey i cili vendosi ta marrë këtë hap gjatë ditëlindjes së tij të 50-të.

Postimi i parë i aktorit është një video ku tregon se në profilin e tij do të publikohen gjëra që do t’i bëjnë fansat të mësojnë se kush është Matthew në të vërtetë.

“Jam pak nervoz pasi kjo është hera e parë që do të ndaj me të gjithë jetën time dhe pikëpamjet e mia për botën” -tha ai.