Celebrities Gossip Showbiz

Pas komenteve negative në rrjet për partnerin e saj, reagon Enca!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza e më e fundit ishte padyshim një e tillë. Vetëm pak orë më parë, në rrjet po qarkullojnë video-t më romantike që mund ta keni parë ndonjëherë artisten, ku po kalon një kohë shumë cilësore në pushime me partnerin e saj që më në fund mund ta shohim të gjithë portretin e tij. 

Po padyshim që një lajm i tillë do të kishte si komente pozitive ashtu si dhe ato negativet që nuk mungojnë asnjëherë e sidomos kur bëhet fjalë për personazhe publikë. Pak më parë me anë të një Instastory, ka reaguar vetë Enca kundrejt këtyre ndjekësve.

Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur, pse të varfër… Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur jeton për veten.

Surprizat nga ana e Encës nuk mbarojnë me kaq, pasi me anë të një Instastory bukuroshja na ka zbuluar se më në fund do të rikthehet në muzikë këtë sezon veror, teksa na ka zbuluar dhe një pjesë të shkurtër nga kënga që pritet të publikohet dhe na ka treguar gjithashtu se do të jetë në bashkëpunim.