Showbiz

Pas ndarjes me Aniston, Justin Theroux tashmë në një lidhje të re

Ka vetëm pak javë që dy aktorët e famshëm Jennifer Aniston dhe Justin Theroux i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare, ky ishte një divorc i shkurtër por i dhimbshëm për ata.

Teksa Aniston po përpiqet të mbledhë veten dhe të rinisë jetën e saj si beqare, Theroux nga ana tjetër duket se menjëherë ka nisur një lidhje të re.

Aktori është fotografuar ditën e kaluar duke dalë nga apartamenti i tij në New York së bashku me kolegen e tij Aubrey Plaza. Dy aktorët kanë marrë pjesë në serialin e famshëm “Parks and Recreation” dhe aludohen se janë më tepër sesa miq.

Së fundmi, ata janë parë së bashku duke shëtitur e duke ngrënë darka romantike. Edhe pse aludohet se ishi i Aniston ka nisur një romancë të re, vetë ai pritet t’i konfirmojë apo t’i mohojë këto fjalë.