Showbiz

Pas ndarjes nga i fejuari, Linda Rei shfaqet në krahët e dikujt tjetër

Mendonim se fejesa e saj me biznesmenin që jeton në Zvicër ishte një nga gjërat më të mira që i kishin ndodhur Linda Rei-t por qenkemi gabuar.

Pak javë më parë ajo ka lajmëruar se kjo fejesë ka marrë fund ndërkohë që sot Linda na shfaq një tjetër mashkull.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në profilin e saj të Instagramit ku pozon me një tjetër mashkull i cili aludohet se është partneri i saj i ri.

Linda Rei akoma nuk e ka konfirmuar nëse është në një lidhje të re duke lënë në pikëpyetje fansat e saj dhe publikun.