#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Linda Rei zbulon jetën e ‘çmendur’ pas ndarjes nga partneri

Në #thuajemepepsi nuk ka limite. Teksa po diskutonim temën e jetës së natës, pijeve dhe ‘hangover-it’ me modelin dhe moderatorin Albi Sakaj, pjesë e kësaj bisede u bë edhe Linda Rei.

Bukuroshja e cila gjendet në Itali u bë pjesë e episodit të sotëm nëpërmjet një lidhje telefonike ku zbuloi se ka rreth 6 muaj që është ndarë nga partneri i saj dhe që nga ajo kohë po e shijon jetën në maksimum.

Linda rrëfeu se jeta e natës është e preferuara e saj dhe nuk ngurroi të na tregonte se edhe me alkoolin abuzon shumë. Teksa tha se konsumon më tepër se 4 gota alkool në ditë me shumë humor Dojna dhe Albi e pyetën se si arrin t’i mbulojë këto shpenzime thuajse të përnatshme, ajo tregoi duke qeshur se asnjë qindarkë nuk del nga xhepi i saj.

Mesa duket fama që ajo ka marrë ka më shumë anë pozitive sesa negative pasi gjithmonë dikush është i gatshëm që ta llastojë duke i’a paguar pijet por jo vetëm. Linda gjithashtu rrëfeu se që pas ndarjes shoqërohet me meshkuj seksi që e bëjnë kohën e saj edhe më të bukur.