Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Pas ndërhyrjes estetike 79-vjeçari nga Anglia prej 2 vitesh nuk mbyll dot sytë!

Ndërhyrjet estetike janë kthyer në një trend jo vetëm për personazhet e famshëm, por edhe për masën, madje edhe për personat në moshë. Megjithatë, për pjesën më të madhe të tyre pamja ndryshon rrënjësit për mirë, por për të tjerë ka edhe probleme. Një prej tyre është edhe Pete Broadhurst, një 79-vjeçar nga Birmingham-i, Angli.

Ai ka kryer një ndërhyrje estetike në vitin 2019 për të cilën ka paguar 11 mijë paund, ndërsa tashmë pretendon se nuk mund të mbyllë dot sytë. Ai është detyruar të kryejë edhe një operacion të dytë korrigjues, por sërish syri i tij i majtë qëndron përgjithmonë i hapur, ndërsa gjatë gjumit ai duhet të vendosë mbulesa për të.

79-vjeçari pretendon se është i detyruar të përdor të paktën 8 herë në ditë ilaç me pika për të parandaluar tharjen e syve. Pete është shprehur se tanimë ai ka marrë një pamje të frikshme edhe pse ndërhyrjen e kreu për të kundërtën.

Problemi i Pete filloi në vitin 1959, kur ai bëri një operacion dentar, gjë që bëri që ai të kishte faqe të zmadhuara.

 Kisha faqe të fryra. Vite më parë isha në një lidhje me një vajzë dhe kishim dy fëmijë dhe ajo po më linte. Unë i thashë, ‘pse po largohesh kur ne kemi gjithçka? Shikoni sa me fat jemi.’ Dhe ajo tha: ‘shko shikohu në pasqyrë, prandaj po largohem’.

Pas dy marrëdhënieve të tjera ku pasiguritë e tij për pamjen u rritën, Pete vendosi se donte të bënte një operacion korrigjues.

Më dukej sikur isha rrahur. Ishte e tmerrshme dhe nuk mund t’i mbyllja sytë. Isha i sëmurë gjatë gjithë natës dhe në gjumë. Një ditë pas operacionit doja të mos kisha shkuar kurrë.

Pete pohon se ai villte gjatë gjithë kohë dhe nuk mund të urinonte, por thjesht i mori këto si efektet normale pas operacionit. Ai u kthye në spital dy javë pas operacionit për të hequr qepjet dhe u tha mjekëve se sytë e tij ishin shumë të acaruar dhe të lotuar. Por Pete pretendon se ata i thanë se gjithçka ishte normale dhe këto efekte anësore do të kalonin vetë.