Celebrities Gossip Showbiz

Pas ofendimeve në “Për’puthen”, Juli dhe Sindi në një udhëtim në Rumani?!

Emisioni “Për’puthen” ka mbaruar, por me siguri i mbani mend Julin dhe Sindin. Ata kanë patur disa herë debate të ashpra në emision, të cilat kanë kaluar kufijtë me përdorimin e shumë fjalëve ofenduese.

Ndërkohë që, të gjithë prisnin që dyshja të mos fliste më me mbarimin e emisionit, Juli befason me veprimin që ka bërë. Përmes një videoje ai e fton Sindin për një udhëtim në Rumani.

O Sindi të ftoj të vizitojmë Rumaninë bashkë nga cepi në cep. Mund të vish të eksplorojmë Rumaninë së bashku, hajde po deshe.

@aventuratejulit

Poli 20: O Sindi, të ftoj në Rumani #aventuratejulit #travelvlog #vlogshqip #vlogtiktok

♬ original sound – Aventurat E Julit

Ju rikujtojmë, se Sindi ka mbaruar studimet në Rumani, detaj ky që e ka përmendur jo pak herë në emision, pasi duket se është vërtet krenare. Ajo ka patur disa takime romantike në emision, por mes saj dhe Julit vetëm përputhje që s’mund të kishte.

Ndërkohë, Juli ka qenë gjithnjë spontan e pa komplekse. I lirshëm dhe me batuta origjinale, ai nuk ka treguar ndonjë interes të veçantë për Sindin. Por duket se kur bëhet fjalë për Rumaninë, e para që i vjen në mendje Julit, është pikërisht Sindi.