Celebrities Gossip Showbiz

Atmosfera festive mbulon skenën e Për’puthen, studio çohet në këmbë nën ritmet patriotike!

Reality show i parë dhe më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri “Për’puthen”  është  rikthyer edhe këtë sezon në ekranin e Top Channel. Këtë vit moderatore e emisionit për herë të parë është Megi Pojani dhe 2 opinionistet, Neada Balluku, e cila ka qenë edhe sezonin e kaluar dhe Aulona Musta.

Atmosfera festive e Festës së Flamurit nuk kishte si mungonte edhe në skenën e Për’puthen, ku konkurrentët dhe opinionistët kanë dhënë mesazhe dhe kërcyer nën ritmet e këngës patriotike “Xhamadani vija vija”. Gjithashtu skenografia ka ndryshuar totalisht, duke u mbuluar me ngjyrat kuqezi për t’ju përshtatur festave të nëntorit, me flamuj kombëtarë dhe plisa të vendosur në kokë nga konkurrentët.

Së fundmi Megi Pojani  ka amrrë gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie. Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës. Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.