Showbiz

Pas skandalit të fotove, Justin Timberlake dhe Jessica Biel nisin terapinë në çift

Nga fundi i vitit të kaluar Justin Timberlake u përfshi në një skandal që thuajse rrënoi martesën e tij me aktoren Jessica Biel.

Ai u fotografua duke u mbajtur për dore me kolegen e tij dhe më pas kërkoi falje publike për papjekurinë që tregoi duke theksuar veprimi i tij ishte ofendues kundrejt bashkëshortes.

Në momentin që mendohej se gjithçka po shkonte mirë mes dyshes mësohet se ata në fakt janë në krizë dhe po përpiqen të shpëtojnë martesën e tyre.

Dyshja kanë nisur terapinë në çift dhe këtë e ka konfirmuar një burim pranë tyre.