Lajmet e fundit

Pasagjerët vunë re një gjarpër brenda avionit, panik në një fluturim në Tajlandë!

Pasagjerët në një fluturim nga Bangkoku në Phuket të Tajlandës patën një surprizë të pakëndshme, kur panë një gjarpër brenda avionit. Në avionin e AirAsia Thailand, që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Don Mueang në Bangkok, një pasagjer vuri re praninë e zvarranikut në zonën e bagazheve.

Disa pasagjerë u larguan me shpejtësi nga vendet e tyre, ndërsa të tjerë filluan të filmonin incidentin e çuditshëm. Më pas një stjuardesë u përpoq ta fuste në një shishe plastike por në fund arriti ta kapte me një qese plastike. Ndërkaq, nuk dihet ende se si ka përfunduar gjarpri në avion.