Celebrities Gossip

Pasi Princi Charles u infektua me Covid-19, shtohet frika për Mbretëreshën Elizabeth!

Princi i Uellsit u takua me Mbretëreshën të martën vetëm dy ditë para se ai të rezultojë pozitiv për Covid-19 dhe të detyrohej të izolohej, thanë burimet. Kjo është hera e dytë që Princi Charles ka rezultuar pozitiv për koronavirusin pas kontraktimit të sëmundjes në mars të vitit 2020.

Mbretëresha nuk po shfaq asnjë simptomë, por burimi nuk pranoi të konfirmojë nëse Mbretëresha kishte rezultuar negative apo jo. Madhështia e saj kuptohet se është plotësisht e vaksinuar, kështu që nuk do të ketë nevojë të izolohet, përveç nëse ajo rezulton pozitive. Por ajo do të këshillohet të bëjë teste të shpejta, një në ditë për shtatë ditë.

Ndihmësit thanë se princi rezultoi pozitiv gjatë një testi të marrë këtë mëngjes si rutinë përpara çdo angazhimi publik, gjë që sugjeroi se ai nuk po përjetonte simptoma të forta, por ata refuzuan të hynin në detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij mjekësore. Si ai ashtu edhe Dukesha e Cornwall-it kanë bërë teste të rregullta para angazhimeve dhe Clarence House tha se Camilla kishte një test negativ të enjten.

Sipas rregullave aktuale, megjithëse jeton me Charles, Camilla nuk kërkohet të izolohet pasi ajo është gjithashtu plotësisht e vaksinuar. Kuptohet se Mbretëresha është plotësisht e vaksinuar, pasi ka marrë injeksionin e saj të parë në janar të vitit 2021 dhe vaksinën e dytë në mars, ndërsa burimet thonë se besohet se ajo mori vaksinën e saj përforcuese në tetor.