Lifestyle

Për një ndjenjë qetësie dhe gjumë më të mirë, ja si të bëni që çarçafët tuaj të mbajnë aromë të këndshme!

Nëse doni që çarçafët apo mbulesat tuaja të shtratit të mbajnë gjithmonë erë të mirë, ka një mënyrë. Ju mund ta përgatisni vetë sprajin dhe çdo mbrëmje do të keni ndjesinë se po zhyteni në mbretërinë e aromave të këndshme, do të relaksoheni dhe do të lundroni në detin e ëndrrave.

Përgatitja është e thjeshtë dhe mund të përdorni vajra esencialë natyralë për të bërë një spraj që do ta spërkatni në jastëkë dhe çarçafë. Në varësi të aromës që preferoni, nga aroma e detit, agrumeve, te lulet e pishës dhe livadheve, shtrati juaj do të ketë një erë dhe freski të mrekullueshme.

Ju duhet një shishe me spërkatëse, vaj esencial sipas dëshirës tuaj, nëse ju pëlqen një erë më e fortë, hidhni 30 pika dhe nëse ju pëlqen një erë më e butë, atëherë 20 pika, 100 ml alkool dhe 300 ml ujë të distiluar. Së pari, përzieni ujin e distiluar dhe alkoolin, më pas shtoni vaj esencial. Më pas i përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe i hedhim në një shishe me spërkatëse.

Një sugjerim është kombinimi i vajit esencial të livandës dhe drurit të sandalit, i cili përdoret shpesh në praktikat e meditimit. Gjithashtu, kombinimi i kamomilit dhe lules së blirit ju ndihmon të relaksoheni më shpejt dhe të çlironi mendjen tuaj nga mendimet negative. Spërkatni shtratin tuaj dhe do të ketë erë sikur sapo e keni nxjerrë nga rrobalarësja. Ky ritual nuk është një zëvendësim për larjen klasike të çarçafëve, por vetëm një truk që mund t’i japë çarçafëve tuaj të pastër një aromë shtesë dhe t’ju japë një ndjenjë qetësie.