Celebrities Gossip Showbiz

Për një video në TikTok, situata bëhet serioze! Pas reagimit të Kim edhe Kanye West e ka një përgjigje!

Artisti i njohur Kanye West i njohur ndryshe tani edhe si Ye, u ka kërkuar këshilla ndjekësve të tij në rrejtin e tij social Instagram se çfarë veprimi duhet të ndërmarrë si përgjigje të paraqitjes së vajzës së tij në video në aplikacionin TikTok.

Pas reagimit të Kim Kardashian në InstaStory-n e saj, Ye e fshiu postimin e tij dhe vendosi që t’i jepte një tjetër përgjigje ish-partneres së tij. Reperi tani thotë se Kim Kardashian ka bërë disa akuza të reja.

Të dielën, ai postoi në Instagram një foto nga biseda në telefonin e tij ku kërkonte numrin e Kimit, megjithëse është e paqartë se kujt po i dërgon mesazhe, duke shkruar se “Kim më akuzoi se bëra një goditje ndaj saj”. Ai ndau gjithashtu dy foto të tjera nga bisedat në telefonin e tij nga ku ai pretendon se po flet me një person që ai thotë se është anëtari i familjes së gjerë të Kim.

Ky është një shembull i kushëririt të Kim-it që ra dakord me mua për TikTok dhe më pas vazhdoi të më kërkonte disa Yeezys.

https://www.instagram.com/p/CZpfChsvMqG/?utm_source=ig_web_copy_link

Në lidhje me këtë Kim ka thënë se ajo gjithashtu e quan veten “ofruesja dhe kujdestarja kryesore” e fëmijëve të tyre, gjë për të cilën Kanye u ofendua shumë. Ndërkohë që deklarata e plotë e Kim ishte:

Sulmet e vazhdueshme të Kanye ndaj meje në intervista dhe në mediat sociale janë në fakt më lënduese sesa mund të krijojë çdo TikTok i North. Unë po bëj çmos për të mbrojtur vajzën tonë duke e lejuar gjithashtu që të shprehë kreativitetin e saj në mediumin që dëshiron me mbikëqyrjen e të rriturve, sepse kjo i sjell lumturi. Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe fiksimi i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë kaq negativisht dhe publikisht, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë. Që nga fillimi nuk kam dashur gjë tjetër veçse një marrëdhënie të shëndetshme dhe mbështetëse bashkëprindërore sepse është më e mira për fëmijët tanë dhe më trishton që Kanye vazhdon ta bëjë të pamundur në çdo çështje në lidhje me fëmijët. Shpresoj që ai më në fund t’i përgjigjet avokatit të tretë që ka pasur vitin e fundit për të zgjidhur çdo çështje në mënyrë miqësore.

Kardashian West tha se ajo nuk dëshironte asgjë përveç një marrëdhënie të shëndetshme dhe mbështetëse bashkëprindërore dhe dëshironte të trajtonte të gjitha çështjet në lidhje me fëmijët e çiftit privatisht. Kjo nuk është hera e parë që Ye ka shprehur pakënaqësi për paraqitjet e vajzës së tij në TikTok.