Celebrities Gossip Showbiz

“Për shpirt të babit…”, Luizi i kërkon falje Armaldos!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi dhe Armaldo u sqaruan sot në mëngjes për debatet që patën një natë më parë. Luizi i tha Maestros se nuk ka pse merr çdo gjë si provokim, pasi ndonjëherë ai flet me shaka. Gjatë gjithë ditës së sotme, Armaldo i mbajti qëndrim Luizit, pasi u ndje i ofenduar nga debatet mbrëmjen e kaluar.

“Për shpirt të babit nuk të do njeri këtu sa ne të tre”

Gjatë orëve të fundit, ka patur një debat mes Luizit dhe Armaldos, me këtë të fundit shumë të mërzitur dhe të rënduar emocionalisht. E teksa shumë pyesnin veten se si do të reagonte Kiara në një debat mes dyshes, ajo i ka dhënë forcë Maestros, duke e këshilluar mos të dorëzohet.