Bota

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Donald Trump

Vazhdon të përmirësohet gjendja shëndetësore e presidentit amerikan, Donald Trump i cili rezultoi pozitiv me COVID dhe sot mund të lërë spitalin ushtarak “Walter Reed” pranë Uashingtonit.  Madje në bordin e një makine të blinduar dhe i shoqëruar nga agjentë të shërbimit sekret, Trump bëri një xhiro përreth spitalit për të përshëndetur mbështetësit.

Më pas u kthye në  Suitën Presidenciale brenda Kompleksit Spitalor “Walter Reed”. Ndërkaq, rivali i tij demokrat në presidencialet e 3 Nëntorit, Joe Biden rezultoi negativ për COVID.