Aktualitet

Prag Krishtlindjesh, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan! !

Prej disa orësh, në autostradën Tiranë-Elbasan është krijuar një varg i madh kilometrik i automjeteve të cilët i drejtohen qytetit të Elbasanit dhe më pas marrin drejtime për në Peqin. Por, shumica e automjeteve është drejtuar në Korçë dhe Pogradec.

Policia është ne terren për të normalizuar situatën.

Atmosfera e Krishtlindjeve ka pushtuar të gjithë vendin. Sheshi ‘Skënderbej’ ka mbledhur rreth vetes qindra qytetarë, disa duke bërë foto pranë pemës, të tjerët të konsumojnë një pije në shoqëri të mirë, e të tjerë në pritje të koncertit që do të mbahet në qendër.

Tërmeti, pandemia dhe lufta, kanë ndikuar në jetën e gjithsecilit, e për pasojë në këtë vigjilje të Krishtlindjeve, urimet janë për një vit sa më të mbarë.