Bota

Presidenti kinez do të vizitojë Francën, Serbinë e Hungarinë! Bisedime mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin!

Presidenti kinez, Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga data 5 deri më 10 maj, njoftoi të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Kina dhe Franca kanë pasur komunikime strategjike dhe bashkëpunim praktik, tha zëdhënësi i ministrisë, Lin Jian, duke folur për udhëtimin e Xi në Francë.

“Është koha për të shtyrë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Francës në një nivel të ri dhe për t’i dhënë një shtysë të re zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-BE, për të dhënë kontribute të reja për paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe përparimin botëror,” tha Lin Jian një konferencë të rregullt për media.

“Kina pret të punojë me Francën për të rritur më tej besimin reciprok politik, solidaritetin dhe bashkëpunimin”, tha ai.

Ndërsa me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, zëdhënësi tha se Xi Jinping do bisedojë mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe të diskutojë për përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-Serbi

Më herët këtë javë Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe presidenti kinez Xi Jinping u takuan në Pekin si pjesë e përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Xi i tha Blinken se Kina dhe SHBA duhet të jenë “partnerë, jo rivalë” dhe të shmangin përfshirjen në “konkurrencë të egër”.

Blinken, në vizitën e tij të dytë në Kinë në më pak se një vit, tha se Pekini dhe Uashingtoni kanë një përgjegjësi të përbashkët për të çuar përpara lidhjet me “diplomaci aktive”.