Showbiz

Prezantuesja e famshme tregon për vështirësitë e shtatzënisë në javët e fundit të pritjes

Vogue Williams në një postim të bërë së fundmi në Instagram, ajo ka folur mbi shqetësimet e shtatzënisë duke theksuar se nuk është aq e bukur saç thonë.

Moderatorja 34-vjeçare është në javët e fundit të shtatzënisë dhe pritet të sjellë në jetë një vajzë me bashkëshortin e saj Spencer Matthews.

“Nuk më pëlqen të ankohem për shtatzëninë sepse jam e bekuar që do të bëhem sërish me fëmijë. Por pritja e ëmbël nuk është edhe aq e tillë. Jam e lodhur, kam të përzierja çdo mëngjes dhe nuk mund të eci” -u shpreh ajo.