Showbiz

Prezantuesja Ellen DeGeneres rezulton pozitive me COVID-19

Prezantuesja e njohur amerikane Ellen DeGeneres ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me një postim në Twitter, në faqen e emisionit të saj “The Ellen DeGeneres Show”.

Gjithashtu edhe programi i saj televiziv do të ndalojë transmetimin me një afat kohor deri në janar.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju ​​bëj me dije se pas testimit, rezultova pozitive me COVID-19. Për fat të mirë, tani jam mirë. Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura” -shkruajti Ellen në Twitter këtë mëngjes.

Ndërkohë prezantueses nuk po i shkon puna mirë as me programin e saj. Sipas burimeve të afërta raportohet se “The Ellen DeGeneres” ka humbur sponsorat dhe ka rënë shikueshmëria e tij.