Showbiz

Priyanka Chopra pre e paragjykimit për diferencën e madhe në moshë kundrejt Nick Jonas

Pak muaj më parë të gjithë arritën të shihnin disa pamje nga ceremonitë madhështore të martesës me Nick Jonas dhe Priyanka Chopra.

Duket se çdo gjë po shkonte për mrekulli derisa së fundmi aktorja e famshme hollivudiane është bërë pre e paragjykimeve për moshën e madhe kundrejt bashkëshortit të saj.

Ajo është 10 vite më e madhe se këngëtari por megjithëse ky fakt nuk i shqetëson aspak ata, duket se të tjerët rreth tyre nuk janë fort të lumtur.

Së fundmi ajo ka rrëfyer se ndihet e paragjykuar si femër për shkak të moshës së madhe megjithëse kur mashkulli është më i madh se femra në një lidhje, atëherë kjo konsiderohet si diçka pozitive.