Showbiz

Priyanka Chopra zbulon se si e ka përjetuar bullizmin në adoleshencë

Ajo është konsideruar si një ndër femrat më të bukura në botë e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për martesën e saj madhështore me këngëtarin Nick Jonas.

Së fundmi aktorja Priyanka Chopra ka dhënë një intervistë për Associated Press ku ka rrëfyer për herë të parë me luftën e saj kundër bullizmit.

37-vjeçarja tregoi se kur ishte adoleshente, moshatarët e saj e tallnin për ngjyrën e lëkurës duke e quajtur ‘brownie‘.

Shumë prej tyre i drejtoheshin me fjalët ‘ktheu tek elefanti nga i cili ke ardhur’ duke e lënduar shumë aktoren e famshme.

Ajo shtoi se është e rëndësishme që raste të tilla të edukohen pasi beson se shoqëria në të cilën jetojmë mund të ndryshojë.