Botë e Çuditshme

Pronarja e “Fisherman’s Friend” ndërroi jetë dhe i la 41 milion paund qytetit anglez, por asnjë cent të birit!

Në mars të këtij viti, Doreen Lofthouse ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, ndërsa zbulimi i testamentit, i befasoi të gjithë. Pasurinë prej 41 milion paundësh vendosi t’ia lërë Fondacionit “Lofthouse”, entit që investon për qytetin Fleetwood, në  Lancashire të Anglisë. 300 paund i ndau për personat që i shërbyen, përfshirë sekretaret e kopshtarët, por asnjë cent për të birin, siç bën të ditur e përditëshmja britanike “The Sun”.

Në moshën 15-vjeçe, Doreen nisi të punonte si shitëse e në vitin 1960 u martua me pronarin e “Fisherman’s Friend”, kompani që njihet në shumë vende të botës dhe karamelet e saj shiten në 120 shtete. Fitimet vjetore llogariten mesatarisht në 55 milion paund. Pas divorcit më 1973-shin, u martua me nipin e ish-bashkëshortit e në pak vite, arriti që biznesin familjar ta shndërrojë në kombëtar e më tej në ndërkombëtar, duke nisur me Skandinavinë.

Lidhja e saj me qytetin Fleetwood, gjithnjë ka qenë e fortë. Doreen Lofthouse ka investuar vazhdimisht miliona paund për zhvillimin e tij. 1.6 milion i dha për rinovimin e spitalit, ndërsa më 750 mijë paund financoi për ngritjen e një statutje, në rrugën kryesore të qytetit e tani, 41 milion paund, të gjitha për Fleetwood.

Ndërkaq, bizhutë e të tjera sende me vlerë i la me testament për nusen e djalit, e cila drejton për momentin kompaninë dhe për bashkëshortin e saj, pra të birin e së ndjerës…zero para’!