Bota

Kuajt e kavalerisë dalin jashtë kontrolli, 4 të plagosur në rrugët e Londrës! (Video)

Kuaj të kavalerisë britanike që vraponin sot jashtë kontrolli në qendër të Londrës, shkaktuan kaos dhe disa plagosje, pasi u trembën nga disa pajisje të punonjësve të ndërtimit.

Disa kujdestarë të tyre të ushtrisë, dhe kalimtarë u plagosën kur kuajt e trembur u larguan në panik duke tërhequr çfarë gjenin para e prapa tyre.

Grupi i shtatë kuajve e gjashtë ushtarëve po bënin manovra stërvitore në zonën qendrore Belgravia kur paniku mes kafshëve shkaktoi kaosin.

Katër ushtarë ranë nga kuajt e tyre dhe kafshët vraponin në panik duke u përplasur me automjete e kalimtarë.

Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale një automjet fuoristradë shihej që i ndiqte ata me dritat ndezur. Një kalë i bardhë shihej i gjakosur që vraponte përkrah kalit të zi.

Një ushtar i lënduar shihej i shtrirë përtokë pranë Clermont Hotel në zonën qendrore të Victoria dhe ambulanca me pas kishte ngritur një tendë blu për të trajtuar të plagosurin.

Dëshmitaret tregonin sesi kuajt e dëshpëruar ishin përplasur gjithashtu me një autobus, derisa më pas ishin qetësuar dhe marrë nën kontroll nga zyrtarët e ushtrisë.