Aktualitet Politikë

Provimi i Magjistraturës, debate Bardhi-Ndreca te Ligjet!

Hijet e dyshimit mbi provimin e Magjistraturës, debate në Komisionin e Ligjeve. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përplas me socialistin Plarent Ndreca në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, gjatë mbledhjes së radhës. Bardhi kërkoi që të thirret drejtori i Shkollës së Magjistraturës, për të dhënë shpjegime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me listën e fituesve.

Bardhi:  Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media që lista e fituesve është shtuar tri herë. Si komision, ne do të duhet që të thërrasim për ta pyetur, Drejtorin e Shkollës  së Magjistraturës.

Nëpërmjet këtij komisioni, të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodhur me Shkollën e Magjistratures. Eshtë hera e parë qe ky proces vishet me hije skandali. Nuk po bëj përgjegjës askënd, por kemi të drejtën të informohemi se çfarë ka ndodhur me konkursin e Magjistraturës. 13 persona janë në listë ne patronazhistëve të Partisë Socialiste.

A mund të jenë me meritë në atë proces? Patjetër që mund të jenë, nuk dua t’i paragjykoj. Fakti që është patronazhist nuk do të thotë që nuk meriton të ketë karrierë, patjetër që meriton. Futja e patronazhistëve në Shkollën e Magjistraturës është një ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi. Por, po e mbaj te parimi.

Unë nuk dua ta politizoj, por për mua është me shumë interes që konkursi i Shkollës së Magjistraturës, e cila praktikisht garanton sistemin për 20 apo 30 vitet në vijim, të mos ketë asnjë hije dyshimi. Si deputet, kam të drejtën që të kërkoj një seancë dëgjimore me një drejtues të institucionit shtetëror e në rastin konkret, me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, për të na informuar për aq sa e lejon ligji.

Nga 70 fitues që  u zgjuan në  mëngjes, lista shkoi në 140 në darkë. Lista e patronazhistëve është publike, mjafton të shohësh emrat dhe një pjesë prej tyre…13 persona, janë në listën e patronazhistëve të PS-së.

Ndreca: Nëse ne e thërrasim, zonja kryetare… A ka mundësi… As etikë minimale nuk ka, nuk ka durim të dëgjohet deri në fund një fjali. Nëse e bëjmë këtë gjë, jemi duke shkelur Kushtetutën. S’mund të dalim në konkluzione për këtë gjë, i bie sikur të thërritet KLGJ-ja për çështje të brendshme të saj.