Politikë

PS-ja nis procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta!

Teksa Presidenti Ilir Meta tha se do të vijojë të qëndrojë në Presidencë deri më 24 korrik 2022, Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.

Burimet brenda selisë rozë thonë se  ka mbërritur një mesazh në celularët e deputetëve socialistë, ku thuhet mes të tjerash se PS-ja ka vendosur të iniciojë procedurën e shkarkimit të Presidentit. Në mesazh thuhet:

Të dashur kolegë, bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90 nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për këtë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit