Aktualitet

Publikohen shifrat e COVID, Tirana ka numrin më të lartë të infektimeve

Situatë e përmirësuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raportoi 2 viktima dhe 179 persona të infektuar, ku si çdo ditë, Tirana ka shumicën e rasteve.

38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.

Në 24 orë janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar totalin në 100 mijë e 600 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Pavarësisht uljes së rasteve, duhet të jemi vigjilentë pasi infeksioni nuk është larguar. Mbani maskë mbrojtëse, ruani distancën fizike dhe higjienën personale- këshillojnë ekspertët e shëndetësisë.

Testime totale 602,322
Raste pozitive 129,307
Raste të shëruara 100,600
Raste Aktive 26,370
Humbje jete 2,337