Celebrities Gossip Showbiz

Puthja e shumëkomentuar e Fifit me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit sjell edhe reagimin e Granitit!

Së fundmi gjatë një koncerti të saj, këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht ish-konkurrentja më e përfolur e këtij edicioni të “Big Brother Vip”, Fifi ka zyrtarizuar më anë të një puthjeje lidhjen me Adis Patushin. Për të gjithë ata që ende nuk e dinë Adisi është ish-bashkëshorti i modeles bukuroshe Adrola Dushi më të cilin kanë edhe një djalë.

Rikujtojmë se gjatë qëndrimit të Fifit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u komentua shumë raporti i saj me një tjetër ish-banor, Granit Canën. Ajo e shprehu hapur pëlqimin që kishte ndaj tij dhe madje u prek e nisi të qante kur ai i tha se e shikonte më shumë si shoqe.

Megjithatë, ata ruajtën kontakte edhe pas largimit të tyre nga gara. Ndërkohë, pas zyrtarizimit të lidhjes së Fifit, Graniti ka postuar një “story” në “Instagram”-in e tij, e cila u intepretua nga disa ndjekës si reagim ndaj konfirmimit të lidhjes së këngëtares. Nuk duket aspak rastësore ky reagim madje përkundrazi duket si një “thumb” ndaj Fifit. Ai ka shkruar:

Kush është fallco ose real, tani duket shumë qartë.

Pas puthjes ‘magjike’ të Fifit me Adisin, shumë foto dhe video qarkulluan në rrjete sociale. Sjellim në vëmendje edhe reagimin e Adrolës e cila i ka bërë ‘like’ postimit duke treguar kështu se e ka lënë pas të shkuarën dhe se romanca e re e ish-bashkëshortit të saj me Fifin nuk përbën asnjë problem.