Bota

Putin: Sanksionet e Perëndimit në dëm të vetes së tyre!

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se vendet perëndimore po i bëjnë dëm vetes me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, duke çuar në përkeqësim ekonominë perëndimore.

Sipas tij inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa me pakicë në vend ishte normalizuar, shkruan BBC.

“Rusia i ka rezistuar presionit të paprecedentë”, deklaroi ai, duke shtuar se rubla ruse është forcuar dhe se vendi ka regjistruar “sufiçit të lartë tregtar prej 58 miliardë dollarësh në tremujorin e parë”.

Sipas tij, sanksionet ndikuan në rritjen e inflacionit në Rusi në vlerën 17.5 për qind, duke e dëmtuar xhepin e rusëve, por ka premtuar ndihmën e shtetit në këtë drejtim.

Ai deklaroi të hënën se Perëndimi priste që ta “shqetësonte” situatën financiaro-ekonomike, të provokonte panik në tregje, kolaps në sistemin bankar dhe mungesa në dyqane.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për sulmet e saj në Ukrainë.

Disa ditë më parë, përmes një videoje Putin u tha zyrtarëve të lartë të qeverisë se Rusia duhet të përdorë buxhetin e saj për të mbështetur ekonominë dhe likuiditetin.