Showbiz

Reagon Ermal Meta: “Nuk kemi ardhur në festival për t’u tallur me njerëzit”

I pezulluar nga gara e “Sanremo-s” dhe në pritje të vlerësimeve nëse do ta vazhdojë apo jo konkurimin, këngëtari me origjinë shqiptare ka treguar anën e tij të historisë.

Siç u njoftua ditën e kaluar, kënga e tij “Non mi avete fatto niente” në bashkëpunim me Fabrizio Moro është konsideruar plagjiaturë e si pasojë është pezulluar nga festivali.

Nëpërmjet një statusi të postuar në profilin e tij në Facebook ai sqaron se debati nisi për shkak të ngjashmërisë së këngës së tij me një tjetër të realizuar para 3 vitesh në konkursin e “Sanremo-s” për të rinjtë.

Të dy projektet janë realizuar nga Andrea Febo dhe gjatë intervistave të ndryshme, Ermali dhe Fabrizio kanë theksuar se një pjesë e këngës “Silenzio” është ripunuar për t’ju përshtatur “Non mi avete fatto niente”.

Këngëtari shtoi se bashkëpunimi i tij nuk është plagjiaturë pasi të dy ata së bashku me Andrea Febro-n kanë punuar për krijimin e kësaj kënge që nuk ka për qëllim vetëm konkurimin në festival por për të folur dhe për të përçuar paqen.

 “Ndjejmë shumë keqardhje për atë që po ndodh pasi nuk kemi ardhur në festival për t’u tallur me njerëzit, por për t’i përqafuar. Jemi të bindur që do shkojë çdo gjë mirë. Ju përqafoj Ermali.”– ka shkruar ai në postimin e tij.