Celebrities Gossip Showbiz

Reagon për herë të parë nëna e Quentin Tarantino-s pas deklaratës së bujshme të kineastit!

Nëna e kineastit të njohur, Quentin Tarantino i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit, pas deklaratës së tij që bëri jo pak bujë. Në një intervistë të bërë së fundmi me Brian Koppelman, Tarantino u shpreh se në fëmijëri u zotua të mos i jepte të ëmës asnjë qindarkë pasi të bëhej i suksesshëm, sepse dyshohet se ajo e ka dekurajuar karrierën e tij. Connie Zastoupil ka thënë:

Në lidhje me djalin tim Quentin, unë e mbështes, jam krenare, e dua atë dhe familjen e tij në rritje.

Ajo theksoi se nuk dëshiron të bëhet pjesë e asaj çfarë diskutohet nëpër media. Zastoupil, e cila mendohet se ishte 16 vjeçe kur solli në jetë Tarantino-n, shtoi se:

Më gëzoi fakti që vallëzova në dasmën e tij dhe lajmi i lindjes së nipit tim, Leo. Është e lehtë të rrotullohen gjërat dhe të bëhen virale pa kontekstin e plotë. Nuk dëshiroj të marr pjesë në këtë tërbim të shkëmbimeve mediatike.

Regjisori i famshëm mendohet se e shkroi skenarin e parë të quajtur “Captain Peachfuzz and the Anchovy Bandit” kur ishte vetëm 12 vjeç. Gjatë intervistës, ai rrëfeu se kishte probleme me notat në shkollë dhe kishte një marrëdhënie jo të mirë më të ëmën për shkak të mësimeve. Quentin e ka marrë vendimin për të mos e ndihmuar financiarisht shumë vite më parë sepse sipas tij ka pasoja për fjalët që përdor me fëmijën dhe kuptimin që ka për ta.