Showbiz

Regjisori i “Boyz N the Hood” ndërron jetë në moshën 51-vjeçare

Regjisori i mirënjohur John Singleton i nomunuar për “Oscar” ndërroi jetë ditën e djeshme pasi i’u hoqën aparaturat që e mbanin gjallë në spital. Ai ishte 51-vjeç dhe jetone në New York.

John do të mbahet mend për punën e tij të palodhur mbi krijimin e filmave që i shërbenin komuniteti me ngjyrë nga gjithashtu vinte edhe vetë ai.

Lajmin e trishtë për largimin e tij nga jeta e bëri të ditur familja e të ndjerit të cilët kërkojnë privatësi të plotë në këto momente të vështira.

Singleton ka qenë regjisori i parë më ngjyrë që është nominuar nga akademia e filmit gjithashtu edhe më i riu në moshë.

Realizime të tjera filmike të suksesshme të tij janë edhe; “Poetic Justice”, “Rosewood” dhe “Shaft”.