Showbiz

Renis Gjoka zbulon një ‘Superstar’

Këngëtari i famshëm dhe aktualisht një ndër trajnerët më simpatikë të këtij edicioni të “The Voice Kids” ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”.

Ai foli për rrugëtimin e tij si trajner në spektaklin e talenteve si edhe për të prezantuar projektin e tij më të ri muzikor.

Prurja e tij më e re quhet ‘Superstar” dhe flet për një histori dashurie të ditëve moderne. Renisi zbuloi se kjo këngë flet për një djalë plot vetëbesim që bën të pamundurën për të bërë për vete vajzën e cila e refuzon.

“Superstari është vajza”, tregoi Renisi gjatë intervistës së tij.