Showbiz

Reperi akuzohet për tradhëti, G-Eazy dhe Halsey i japin fund romancës së tyre

Në muajt e fundit ata janë ndarë e bashkuar disa herë por së fundmi gjërat duket se kanë marrë fund, nuk ka më “Him & I” për G-Eazy dhe Halsey.

Teksa u rikthyen sërish krah njëri-tjetrin pas “MTV VMA”, ish çifti i këngëtarëve kanë ndërprerë marrëdhënien e tyre pasi reperi akuzohet për tradhëti.

Gjatë sezonit veror ata kanë qenë të pandashëm duke udhëtuar në të gjithë botën për të dhënë koncerte. Edhe në platformat sociale shpeshherë dyshja kanë ndarë foto me njëri-tjetrin por veprimi i fundit i reperit i ka bërë Halsey ta hedhë pas krahëve këtë histori.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar për “E News” se G-Eazy pas një koncerti në Los Angeles ka flirtuar me vajza të ndyshme duke u thënë se është ‘single’ dhe po e jeton jetën e tij në maksimum.

Këngëtarja ka ana tjetër ka qenë e angazhuar në një sërë koncertesh në Tokyo kur ka marrë vesh këtë lajm. Asnjëri prej artistëve ende nuk ka dhënë komente rreth kësaj çështje por një gjë është e sigurt, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.