Celebrities Gossip Showbiz

Halsey dhe partneri i saj Avan Jogia së bashku në Javën e Modës në Los Anxhelos!

Së fundmi këngëtarja e njohur Halsey ka postuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram me partnerin e saj, një dëshmi kjo që lidhja e tyre është serioze dhe gjithçka duket se është perfekte. Këngëtarja dhe aktori i “Victorious” morën pjesë në Javën e Modës në LA dhe ajo përkujtoi përvojën e tyre me disa foto të postuara në llogarinë e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

Një muaj më parë filluan të qarkullonin thashetheme se Halsey filloi të takohej me Jogia, megjithëse ajo u nda nga Alev Aydin në muajin prill pas dy vitesh lidhje. Dokumentet e gjykatës të siguruara nga Page Six zbuluan se këngëtarja e “Without Me” ka kërkuar kujdestarinë e plotë fizike të djalit 2-vjeçar të saj dhe Aydin, Ender Ridley, më 5 prill. Një burim u shpreh për Page Six gjatë asaj kohe se:

Ata janë miq dhe po e rrisin djalin e tyre së bashku.

Halsey ka konfirmuar romancën me Avan Jogia, pas thashethemeve që qarkullonin. Ata u panë në Los Angeles, duke ecur, puthur dhe përqafuar, teksa takonin miq të përbashkët.

Halsey më parë ka qenë e lidhur me Matty Healy, Machine Gun Kelly, G-Eazy dhe Yungblud. Nga ana tjetër, Jogia, u bë i famshëm nga seriali “Victorius” në Nickelodeon. Ai ka qenë i lidhur me Zoey Deutch për 5 vite, në periudhën 2012-2017.