Gossip

Reperi i njohur në pritje për t’u bërë baba për herë të parë

Reperi Don Phenom mesa duket është në pritje për t’u bërë prind për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë partnerja e këngëtarit, Anxhi Dema, e cila përmes një postimi të bërë në Instagram është shfaqur me barkun e rrumbullakosur duke treguar që është në një pritje të ëmbël.

“Shtatzëninë tjetër dua të jem babai. E lodhur”, -ka shkruar ajo krahas postimit.

Teksa Anxhi ka marrë shumë urime nga ky postim, reperi i hitit “Twerkirate” ende nuk ka komentuar në lidhje me këtë lajm.

Kujtojmë këtu se lidhja e reperit me Anxhin u zbulua në shtator të vitit të kaluar, ku përmes një postimi në Instagram Anxhi publikoi një foto shumë romantike me Don Phenom.