Celebrities Gossip Showbiz

Don Phenom dhe David Dreshaj ‘bashkojnë forcat’, ja kur do të publikohet bashkëpunimi i dyshes!

Don Phenom është padyshim një nga artistët me zërin dhe energjinë më të veçantë në showbiz. I rritur në Amerikë, Pheezy sjell gjithmonë projekte me një stil shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë. E kështu ka qenë dhe kënga e tij më e fundit që në fakt është një bashkëpunim me një artist jo shumë të njohur për tregun tonë muzikor, Nasuf Tirona.

Por, duket se reperi ka vendosur që të rikthehet fuqishëm në treg, pasi vetëm pak ditë pas këtij projekti muzikor, ditën e sotme do të publikojë një tjetër surprizë për ndjekësit e tij, ku në fakt është i ftuar në këngën e artistit David Dreshaj, ashtu si kishte lajmëruar më herët në programin ‘Më lër të flas’. Do të na duhet të presim dhe pak orë për të dëgjuar se çfarë kanë përgatitur dy djemtë.

Taksa të gjithë po përpiqen të sjellin duete sa më të veçanta, duket se reperi ka arritur të ‘qëllojë në shenjë’ me këtë surprizë për ndjekësit e tij. E në vetëm pak ditë nga publikimi i ‘Drille’, artisti ka arritur të numërojë mbi 1 milion klikime.