Celebrities Gossip Showbiz

Don Phenom paralajmëron se po punon për një tjetër surprizë për këtë sezon veror!

Don Phenom është padyshim një nga artistët me zërin dhe energjinë më të veçantë në showbiz. I rritur në Amerikë, Pheezy sjell gjithmonë projekte me një stil shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë. E kështu ka qenë dhe kënga e parë që publikoi për këtë sezon veror që në fakt është një bashkëpunim me një artist jo shumë të njohur për tregun tonë muzikor, Nasuf Tirona.

Por, reperi tregoi ka vendosur që të rikthehet fuqishëm në treg, pasi vetëm pak ditë pas këtij projekti muzikor, ai publikoi një tjetër surprizë për ndjekësit e tij, ku në fakt erdhi si i ftuar në këngën e artistit David Dreshaj. ‘Tequila’ në vetëm dy javë nga publikimi numëron mbi 3 milion klikime në platformën YouTube. 

Por, duket se Pheezy nuk do ketë të ndalur me projekte të reja muzikore këtë sezon veror pasi vetëm pak më parë me anë të një Instastory ka ndarë me ndjekësit një ‘selfie’ ku na ka zbuluar se ndodhet në studio muzikore në Prishtinë, Kosovë. Ndoshta nuk do të na duhet të presim dhe shumë për të dëgjuar çfarë reperi po përgatit, megjithatë jemi gjithë sy e veshë duke pritur të tjera detaje.