Showbiz

Reperi shqiptar kërkon legalizimin e marijuanës

Don Phenom gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka qenë më i qetë se artistët e tjerë këngëtarë duke mos lançuar projekte të reja muzikore apo klipe.

Të preferuarat e tij sigurisht janë performancat live nëpër koncerte apo klube ku ka kontakt të drejtpërdrejtë me fansat. Edhe në një intervistë të dhënë kohë më parë për Top Albania Radio, Don Phenom theksoi se gjatë performancave live e shijon shumë reagimin e publikut kundrejt këngëve të tij.

Fatkeqësisht këto janë të ndaluara për shkak të masave anti-Covid në vendin tonë e në ato fqinje. Teksa ka shijuar këtë peridhë pushimi, Don Phenom ka një kërkesë jo të zakonshme për shtetin shqiptar, të legalizohet marijuana.

Me anë të një postimi në Insta Story, reperi shihet duke tymosur dhe shkruan se dëshiron që kjo bimë të legalizohet edhe në Shqipëri ashtu si në disa vende të Europës.