Showbiz

Reperja shqiptare zhduket nga rrjetet sociale

Reperja shumë e dashur e publikut, Rina Balaj ka marrë një vendim të papritur që ndikon shumë në marrëdhënien me fansat e saj.

Ajo ka vendosur të heqë përkohësisht dorë nga rrjetet sociale dhe nëse kërkoni emrin e saj në Facebook apo Instagram nuk do ta gjeni më.

Lajmin e ka konfirmuar motra e reperes me anë të një postimi në Insta Story ku tregoi se Rina është tërhequr për disa kohë nga përdorimi i platformave sociale për arsye personale.

Le të shpresojmë që kjo shkëputje të mos zgjasë shumë pasi këngëtarja gjithmonë ka qenë aktive online duke përditësuar ndjekësit e saj me çdo të re nga karriera e jo vetëm.