Showbiz

Rikthehet Jordin Sparks, këngëtarja do të shfaqet në skenën e “Broadway”

Këngëtarja e famshme Jordin Sparks ka vite që i mungon skenës dhe tregut muzikor pasi nuk ka lançuar më projekte të reja.

Së fundmi ajo është bërë nënë por kjo duket se e ka frymëzuar që të rikthehet në skenë për të gjithë fansat e saj që e kanë kërkuar me zell prej kaq shumë kohësh.

Ajo do të rikthehet në skenën e “Broadway” me një shfaqje që quhet “Weitress”. Herën e fundit që këngëtarja është ngjitur në këtë skenë është në vitin 2010 me muzikal-in “In the Heights”.