Celebrities Film & Tv Showbiz

Rikthehet në sheshxhirim pas aksidentit aktori i njohur Jeremy Renner!

Aktori i njohur Jeremy Renner është rikthyer për herë të parë në sheshxhirim pas incidentit me borëpastruesen. 53-vjeçari me anë të një postimi në Instagram zbuloi për rikthimin në xhirimet e shfaqjes hit Paramount+. Aktori postoi një foto të tij i veshur me një pallto të gjatë të zezë mbi një kostum gri dhe kravatë ndërsa buzëqeshi për kamerën.

“Dita e parë në shesh … nervoz sot. Shpresoj se kjo do të funksionojë që unë në fakt mund ta bëj këtë për prodhimin tonë dhe më e rëndësishmja për fansat.”-ka shkruar aktori. Kthimi i Renner në set është një triumfues, duke pasur parasysh se 1 janari shënoi një vjetorin e aksidentit të tij gati fatal me borëpastruese. Gjatë një paraqitjeje live për shfaqjen e CNN në natën e Vitit të Ri, Renner u tha prezantuesve Anderson Cooper dhe Andy Cohen se çfarë e bëri atë të luftonte për të jetuar pas sprovës së hidhur.

“Jam kaq i bekuar që kisha kaq shumë gjëra për të jetuar. Unë kam një familje gjigante, kam një vajzë 10-vjeçare. Do të kisha shkatërruar shumë jetë njerëzish nëse do të kishte përfunduar në tragjedi. Ka shumë gjëra për të cilat duhet të përmirësohem.” Aktori ka dokumentuar rikuperimin e tij të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale, nga stërvitjet e tij intensive deri te aftësia për të ecur pa bastun dhe tani është kthyer në punë.